Karateja kosovare vijon të korr medalje në kampionatin evropian, që po mbahet në Aalborg të Danimarkës për grupmoshat U-21, junior dhe kadet. Këtë herë është Albulena Gërvalla që ka dalë me medalje nga disiplina e saj, teksa ka marrë medaljen e bronztë për U-21, kategoria deri në 55 kilogramë.

Për të arritur deri në këtë pikë, Gërvalla shënoi 3 fitore, ndërsa një tjetër e kishte arritur në luftën e parë. Kjo medalje vjen dy ditë pasi Melos Gashi, në grupmoshën e kadetëve, fitoi medaljen e argjendtë.

/Ora News.tv/