Zëvëndëstrajneri i Real Madridit, Aitor Karanka, ka thënë se Real Madridi dëshiron ta mbajë Kakan dhe planifikon ta shfrytëzojë gjatë sezonit. “Përmirësimi i Kakas është parë anë e mbanë botës”. “Ne ishim të parët që i kemi thënë se ai do të ketë minutazh nëse qëndron edhe pas mbylljes së afatit kalimtar. Kjo është ajo që ne duam dhe çfarë kemi dashur të bëjmë edhe viteve të kaluara. Kaka është pjesë me rëndësi e këtij klubi”, ka deklaruar Karanka.

/Ora News.tv/