Kapobanda shqiptare që trafikonte kanabis nga Shqipëria e kokainë nga Holanda

Kapobanda shqiptare që trafikonte kanabis nga Shqipëria e kokainë

Zbardhet emri i kreu të bandës së trafikantëve të drogës që vepronte në provincën e Breshës e që transportonte tonelata marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë.

Ai është shqiptari Neroid Shuhani 38 vjeç, kreu i bandës italo-shqiptare i trafikut të marijuanës nga Shqipëria drejt Italisë dhe i kokainës nga Holanda drejt Italisë.

Pas hetimeve të gjata disa mujore, policia italiane ka ekzekutuar gjatë ditës së djeshme urdhër arrestimin për 19 persona, anëtarë të kësaj bande me akuzën e pjesëmarrjes në aktivitet kriminal e për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.

14 prej tyre janë vënë në urdhërin e arrestimit me burg, 2 nën arrrest shtëpiak, 1 nën masën e detyrim paraqitjeje, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Hetimet kanë zbardhur se kjo bandë trafikonte marijuanë me gomone nga Shqipëria drejt brigjeve të Kalabrisë. Më pas në pako prej 25 kilogramë, marijuana transportohej në bordin e makinave nga Kalabria drejt Breshës.

Gjithashtu kjo bandë trafikonte dhe kokainë nga Holanda drejt Italisë me anë të makinave të modifikuara enkas për fshehjen e drogës.

Droga trafikohej më pas jo vetëm në Breshia por dhe në Milano, Bolzano, Komo e Ravenna.

Kreu i kësaj bande Neroid Shuhani 38 vjeç, jeton prej 20 vitesh në Itali, i martuar me një grua e cila rezulton pronare e një shoqërie auto transportesh, në të cilën figuron i punësuar dhe 38 vjeçari shqiptar.

Në të vërtetë Neroid Shuhani kalonte ditën në një lokal i verifikuar nga hetimet e policisë si baza operative e takimeve për organizmin e transportit e dorëzimit të ngrakesave me drogë.

Vëllai i Neroid Shuhanit merrej me menaxhimin e të ardhurave të bandës të përfituara nga biznesi i drogës, ndërsa nipi i tij merrej me menaxhimin e tregjeve të shitjes.

Një ndihmë të madhe në zbulimin e kësaj bande trafikantësh ka dhënë arrestimi në muajin maj të shtetases italiane Daniela Bognoti.

Ajo u ndalua ndërsa po udhëtonte me një shttas shqitpar, anëtar i kësaj bande, nga Holanda drejt Italisë. Në makinën e tyre u gjetën 1 kg kokainë.

Italiania Daniela Bognotti është e njohur në kronikën e zezë italiane si ish e dashura e Roberto Bracchi i lidhur me trafikun e drogës dhe i zhdukur në mënyrë misterioze më 2013.

Sipas kolonelit Oreste Gargano, i cili drejtoi operacionin e shkatërrimit të kësaj bande krminale, "trafikantët ishin organizuar në një sistem të strukturuar mirë. Ky grup kriminal mbulonte dhe shpenzimet legale për çdo anëtar në rast arrestimi për drogë."

"Gjithashtu, deklaroi kolonel Gragano, kishin aq shumë drogë në dispozicion sa mund ta administronin të vetëm, pa ndihmën e grupimeve e trafikantëve të tjerë të zonës.

Anëtarët e kësaj bande ushtronin dhunë e kërcënime për këdo nga trafikantët që nuk paguanin në kohë."

EMISIONET