"Kapja e miliona eurove në Toyota Yaris, shkarkohet drejtori i SHISH"

"Kapja e miliona eurove në Toyota Yaris, shkarkohet drejtori i

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se është shkarkuar me urdhër të Edi Ramës një nga drejtorët e SHISH duke i përmendur edhe emrin. Sipas Berishës, shkarkimi është bërë pasi ai është akuzuar padrejtësisht se ka njoftuar opozitën për miliona eurot në Toyota Yaris në Gjermani dhe që ditë më vonë u kapën në Durrës.

Postimi i plotë i Berishës: 

Te dashur miq, Sigurimi i Shtetit ne krye te SHISH shkarkon, me urdher te Rames nga detyra, pas nje procesi terrori te gjithanshem psikologjik dy mujor, kryetarin e deges te ketij institucioni Gentjan Leshaj me akuzen, absolutisht fallco, se njoftoi opoziten per Taulant Ballen si prites i 5 milion euro para droge me Toyota Yaris.

Burime te brendshme bejne me dije se nuk ekziston asnje prove, fakt apo e dhene se Gentjan Lleshi ka komunikuar kurre me njeri per ate problem. Por dihet se drejtori ne fjale eshte dhe nje nga kontributoret kryesor te raportit te sherbimit informativ per angazhimin direkt te 127 oficereve te larte te policise ne kanabizimin e Shqiperise dhe rolin direkt te Saje qorrit dhe vet Norieges ne kete proces!

Duke denuar me ashpersine me te madhe aktin hakmarres primitiv te Edvin Kristaq Rames ndaj drejtuesit te rendesishem te sherbimit inteligjent te vendit, paralajmeroj ate dhe xhelatet e sigurimit te shtetit ne krye te SHISH se do paguani shtrenjte veprimin tuaj banditesk, antiligjor me te cilin ju hakmerreni per te mbuluar lidhje tuaja te tmerrshme te krimit. sb

EMISIONET