Kapja e 722 kg kanabis, arrestohen dy të kërkuarit në Pogradec

Kapja e 722 kg kanabis, arrestohen dy të kërkuarit në Pogradec

Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga policia në Pogradec. Në pranga përfunduan Nexhip Ibrahimllari, 37 vjeç, banues në Velçan, Maliq si dhe Emanuel Çyçllari, 27 vjeç, banues në Porodinë, Korçë.

 Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, e ka dënuar shtetasin Nexhip Ibrahimllari me 12 vjet burg dhe shtetasin Emanuel Çyçllari me 8 vjet burg për veprat penale që lidjen me trafikun e drogës.

Më konkretisht, më datë 30 tetor, në fshatin Velçan, Maliq, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 722.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Gjithashtu, ndaj dy të arrestuar rëndon edhe një akuzë tjetër, ajo e kultivimit të bimëve narkotike pasi më datë 20.08.2018, në fshatin Velçan, u godit një grup kriminal në fushën e kultivimit të narkotikëve, të cilëve iu gjetën të kultivuara dhe iu asgjësuan një sasi bimësh të dyshuara Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

EMISIONET