Policia e Tiranës ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. Në pranga është vënë një person, i cili shpërndante lëndën narkotike.

"Bazuar në informacionin e siguruar, Specialistët për Hetimin e Krimit në bashkëpunim me Patrullën e  Përgjithshme, në rrugën “Sulejman Delvina”, kanë identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin A.V., 52 vjeç, banues në Tiranë.  Gjatë kontrollit  fizik dhe në banesë shërbimet e Policisë  gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 257 gr. lëndë narkotike Cannabis Sativa", sqaron policia.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve  në DVP Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.V.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike"

/Ora News.tv/