Para disa ditësh, një transgjinore me flokë pink u rrah keq nga një turmë me vajza e djem në Dallas, Teksas. Pas hetimeve, policia arrestoi një 29-vjecar, identiteti i të cilit u dallua nga pamjet.

Edward Thomas u arrestua të dielën për sulmin ndaj 23-vjecares Muhlaysia Booker. Ai akuzohet për dhunën fizike ndaj transgjinores, që i shkaktoi lëndime trupore.

Policia nuk ka dhënë detaje nëse do arrestohet dikush tjetër për ngjarjen që ndodhi në parkingun e një kompleksi apartamentesh.

/Ora News.tv/