Një 31 vjeçare është vënë në pranga nga policia pasi së bashku me një të afërm ishte kthyer në tmerrin e karburanteve në Fier e Mallakastër. Anna Malaj, nga Mallakastra dhë kushëriri i saj 22 vjeçar nën kërcënimin e një arme gjahu grabitën një karburant në fillim të muajit korrik, ndërsa dështuan në dy raste të tjera, në harkun e dy javëve.

Një 31 vjeçare nga Mallakastra, është mes të paktave gra të arrestuara vitet e fundit për grabitje me armë zjarri në vendin tonë.

Anna Malaj, u vu në pranga nga Policia e Fierit pasi dyshohet se qëndron pas grabitjes një karburanti dhe tentativës për të grabitur dy të tjerë.

Ajo vepronte bashkë me kushëririn e saj 22 vjeçar të identifikuar vetem me inicialet E. G, i cili tashmë është shpallur në kërkim.

Sipas policisë, këta persona nën kërcënimin e armës gjatë orëve të vona të natës, shkonin për të vjedhur pika të ndryshme karburantesh.

Dyshja veproi për herë të parë në 2 korrik, ku vodhën 30000 lekë të reja në një pikë karburanti në fshatin Levan.

5 ditë më vonë, më 7 korrik ata tentuan që nën kërcënimin e armës të vjedhin pikë karburanti në Mallakastër, por në atë rast u larguan pasi ndeshën kundërshtim nga ana e rojes.

Ndërsa më 17 korrik, grupi i kushërinjve tentuan të grabisin një karburant në lagjen "1 Maji" në Fier nën kërcënimin e një arme gjahu.

Policia sekuestroi një makinë me të cilën dy ata qarkullonin për të kryer grabitjet, një armë gjahu, 6 fishekë dhe 4 targa të falsifikuara.

Ndaj 31-vjeçares dhe kushëririt të saj tashmë rëndojnë akuzat “Vjedhje me armë, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Kush është Anna Malaj?

Anna Malaj më parë është quajtur Jonida Malaj. Ajo ka lindur me 01.07.1987. Prindërit jetojnë në Greqi. Në 2014 rezulton me emrinAnna, ndërsa në 2008 me Jonida. Emrin e ka ndryshuar gjatë kësaj periudhe.

/Ora News.tv/