Kapen 61 kg hashash në Kostur, arrestohet shqiptari me të dashurën

Një sasi prej më shumë se 60 kg hashash është sekuestruar nga policia greke. "Protothema" shkruan se lënda narkotike ishte e ndarë në 50 pako në çanta udhëtimi, ndërsa pesha totale e lëndës narkotike të papërpunuar, është 61 kg dhe 790 gram si dhe  një revolver dhe 21 fishekë.

Policia vendase kishte marrë informacioneve se po kryhej trafik nëpërmjet një makine, ndërsa u ngrit prita në rajonin e Kosturit mëngjesin e sotëm.

Në automjetin e bllokuar ishin dy persona, një 31 vjeçar shqiptar, shofer i mjetit dhe e dashura e tij greke, 31 vjeçe, të cilët u arrestuan dhe u dërguan në Prokurorinë e Kosturit.

Në mjet u gjetën edhe 150 euro dhe dy celularë, për të cilët do të kërkohet zbardhja e komunikimeve konfidenciale.

EMISIONET