Kapen 3 trafikantë shqiptare me sasi të madhe heroine e kokaine e mijëra euro

Një sasi prej 12 kg kokainë si dhe më shumë se 5 kg heroinë është sekuestruar nga policia në Comos, duke çuar në pranga tre shqiptarë.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët e arrestuar janë shtetasit Edison Proshka, 27 vjeç, Jurgen Verbofshi, 19 vjeç dhe Agrim Proshka, 36 vjeç.

Sipas policisë italiane, agjentët e seksionit kundër krimit ndërhynë të mërkurën e kaluar me arrestimin e dy "transportuesve" të supozuar shqiptarë dhe ndalimin e një të treti. Edison Proshka dhe  Jurgen Verbofshi, pa precedentë të mëparshëm, kanë përfunduar në pranga pas arritjes me dy makina në Mariano Comense.

Në një garazh, policia gjeti vetëm një karrocë të madhe blu me 12.5 kg kokainë dhe heroinë si dhe armë dhe municione.

Gjatë kërkimeve, u gjetën edhe 5.5 kg drogë në një qese në bagazhin mjetit Citroen C3 me targa italiane, drejtuar nga 19 vjeçari.

Policët bastisën gjithashtu edhe një apartament ku jetonte Agim Proshka, 38 vjeç, i përfshirë më parë në trafik droge. Policia gjeti në banesë edhe 8 400 euro para të gatshme.

Brenda platformës së makinës C3, nën vendet e pasme, u zbulua një "kuti" e aftë për të mbajtur deri në 20 kg drogë.

EMISIONET