Sekuestrohen rreth 2 ton kanabis në formë çokollate mëngjesin e së premtes, 2 mars 2018. Lënda narkotike u gjet në një anije peshkimi me flamur të huaj, në të cilën gjendeshin katër shtetas sirianë.

Anija u ndalua nga zyrtarët e Gardës Bregdetare, 40 milje në jug të Kretës, pranë Lerapetras.

Sipas informacioneve, pas identifikimit në det të hapur të anijes  20 metra të  gjatë, në operacion për kapjen e saj  u përfshinë Divizioni i Sigurisë i Shtabit Qendror, një anije me staf të forcave speciale dhe dy avionë, një nga Forcat Ajrore të Greqisë dhe dhe një nga Frontex.

Anija e peshkimit pretendohet se është nisur nga një port i Qipros drejt një porti të ndonjë prej vendeve europiane.

Ekuipazhi i anijes është arrestuar.

/Ora News.tv/