Një sasi rekord kokaine është kapur të premten në SHBA. Dy oficerë të  Departamentit të Drejtësisë Penale të Teksasit kanë zbuluar 18 milionë dollarë kokainë në qytetin e Freeportit  që ndodhet në gjirin e Meksikës,  të fshehur në një ngarkesë me banane.

Sipas mediave amerikane ngarkesa e bananeve kishte si destinacion Departamentin e Burgjeve, ku një biznes i Freeport kishte ofruar dy paleta me banane si një donacion për Njësinë Scott. Bananet u dhuruan për shkak se ishin të pjekura.

"Metodat e trafikantëve të drogës janë gjithnjë në ndryshim" , tha zëdhënësi i Departamentit të Drejtësisë Penale të Teksasit, Jeremy Desel.

"Një nga rojet e burgut vërejti se njëra nga kutitë nuk dukej e drejtë, dukej pak më larg, e hoqi atë kuti nga një paletë dhe pa se brenda saj kishte diçka të dyshimtë"shpjegoi Desel.

Ishin 45 kuti në të cilat krahas bananeve ishin fshehur edhe 540 kg kokainë. Vlera e drogës vlerësohet rreth 18 milionë dollarë. Agjentët e Doganës dhe DEA-s sekuestruan lëndën narkotike.

"Është një konfiskim shumë i rëndësishëm," tha Campbell, i cili shpjegoi se gjetjet quhen "ngarkesa të mbuluara", droga të paligjshme të fshehura në ngarkesa të mallrave legjitime dhe të përdorura nga trafikantët për të lëvizur drogën në vend. Agjentët kapin shpesh "ngarkesa të mbuluara".

Doganat amerikane nuk kanë komentuar operacionin dhe as biznesi të cilit i përkiste ngarkesa me banane.

Në operacione të ngjashme jane sekuestruar heroinë të fshehur në baterinë e makinës, fentanyl ose fentanil të fshehur në gomën rezervë të makinës, marijuanë në një dërgesë me pjepër.

/Ora News.tv/