Pamje të pabesueshme tregojnë se si një grua ka sjellë në jetë foshnjen e saj në dyshemenë e korridorit të spitalit ndërsa i bërtiste bashkshortit të saj për ta kapur.

Jesica Hogan, nga Kansas i dha mirëseardhjen në jetë djalit të saj Max në mënyrë dramatike.

Lindja e saj e habitshme u dokumentua nga fotografi Tammy Karin.

Pas disa ditësh kontraktim pa lindur akoma, Jesica kishte frikë se lindja mund të ndodhte papritur dhe kishte shumë të drejtë.

Duke folur në faqen e internetit të Tammy, Jesica tha: "Intuita ime ishte e vërtetë."

Jesica nuk kishte kohë as për të veshur këpucët dhe bashkëshorti i saj e dërgoi në spital.

Por kur arriti në destinacion nëna e 6 fëmijëve nuk priti për të hyrë në sallë.

"Unë u ula dhe mund të ndjeja kokën e tij duke u rënë mbi dorën time. Shikova bashkëshortin tim dhe thashë: 'Travis e kap atë!'

Kliko ketu per te pare FOTOGALERINE

/Ora News.tv/