Facebook nuk po funksionon në të gjithë botën. Përdoruesit e rrjetit gjigand janë ankuar se nuk arrijnë të dërgojnë mesazhe, të shkruajnë komente apo të shpërndajnë postime.

Problem ka prekur Shtetet e Bashkuara, Perunë, Kolumbinë, Meksikën, disa vende të Europës, si dhe Shqipërinë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Instagram. Është e paqartë se cfarë e ka shkaktuar këtë “kaos” në rrjet. 

Fanatikët e rrjeteve sociale janë ankuar në Twitter se nuk arrijnë të hapin llogaritë e tyre personale dhe kërkojnë një shpjegim. 

Por ende nuk ka asnjë reagim nga stafi i Facebook dhe Instagram.

/Ora News.tv/