Kanye rindez armiqësinë me Drake, mëson se ndiqte Kim Kardashian në Instagram

Kanye rindez armiqësinë me Drake, mëson se ndiqte Kim Kardashian

Armiqësia mes Kanye West dhe Drake është rindezur.

Kanye mësoi kohët e fundit se reperi ndiqte bashkëshorten e tij Kim Kardashian në Instagram.

Kjo ka irrituar dhe mërzitur West, i cili shprehu zemëratën në një postim në Twitter.

“Nuk e kam ditur deri tani se Drake ndjek që prej shtatorit gruan time në Instagram,”-shkruajti reperi. “Më duhet ta tregoj këtë sepse është gjëja me e ndyrë që ka ndodhur.”

Më pas ai e fshiu postim në Twitter, duke shkruar: “Imagjino të keni probleme me dikë dhe ai ndjek gruan tuaj në Instagram.”

Drake nuk e ndjek më Kim në rrjetin social.

Dy reperat janë përplasur shumë kohët e fundit dhe pak kohë më parë Kanye akuzoi Drake se kishte kërcënuar familjen e tij.

EMISIONET