Viti 2017 është mbyllur në mënyrën e duhur për Harry Kane, me sulmuesin anglez që shënoi një 3 golësh kundër Southampton, duke u ngjitur në kuotën e 56 golave pas 52 ndeshjeve të zhvilluara në vitin kalendarik 2017, nga ku 39 gola i ka shënuar në Premier League-n angleze.

24 vjeçari i Tottenham ka lënë pas yllin argjentinas Lionel Messi, me "pleshtin" që gjatë këtij viti e ka "tundur" rrjetën 54 herë gjatë 5760 minutave të luajtura, ndërsa "podin" e plotësoi portugezi Cristiano Ronaldo, me fituesin e "Topit  të Artë 2017" që është ndalur në 53 gola pas 60 takimeve.

"Top 5" e golashënuesve e plotësojnë uruguajani Edinson Cavani, me sulmuesin e PSG-së që ka arritur të gjejë rrjetën e portierëve kundërshtarë 53 herë në 62 ndeshje të luajtura ndërsa bomberi polak i Bayern Munchen, Robert Leëandoëski rënditet i pesti me 53 gola në 55 ndeshje.

/Ora News.tv/