Zgjedhjet e 30 qershorit/ PS zyrtarizon kandidatët për 59 bashki, ja emrat

Zgjedhjet e 30 qershorit/ PS zyrtarizon kandidatët për 59 bashki, ja

Partia Socialiste zyrtarizoi 59 kandidatë për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Në dy bashki të vogla nuk u vendosën emra për t'ua lënë aleatëve të koalicionit për Shqipërinë Evropiane.

Bashkia e Pustecit i është lënë Partisë së Maqedonasve për Integrim Evropian që përfaqësohen nga Edmond Themelko, ndërsa bashkia e Finiqit i është lënë aleatit të Minoriteti Etnik Grek për të Ardhme që përfaqësohet nga Kristo Koçi.

Lista e emrave nuk ka shumë surpriza, veç asaj të Durrësit, ku Vangjush Dako do të zëvendësohet nga Drejtoresha e Tatimeve e qytetit bregdetar, Valbona Sako.

23 kryebashkiakë aktualë u rikonfirmuan si përfaqësues të PS-së edhe në zgjedhjet e 30 qershorit.

Në Tiranë rikandidon Erion Veliaj, ashtu sikurse rikonfirmohen Armando Subashi në Fier, Sotiraq Filo në Korçë, Dritan Leli në Vlorë.

Në Kamëz do të jetë Rakip Suli, ndërsa Kukësi iu la Safet Gjicit. Mbeten ende pa u vendosur bashkia e Selenicës, Hasit dhe Peqinit.

Ajo që bie në sy në listën e kandidatëve për kryetarë bashkie është numri i vogël i grave që kandidojnë në këto zgjedhje. Nga 61 kandidatë vetëm 8 janë gra dhe që kandidojnë për bashkitë e vogla, përjashtuar Durrësin. Rikandidojnë Rajmonda Balilaj e Patosit, Majlinda Bufi e Roskovecit dhe Juliana Memaj e Urës Vajgurore.

Afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve është dita e hënë, 13 maj, ndërsa opozita ka vendosur të bojkotojë zgjedhjet e 30 qershorit.

ELBASAN

1.Elbasan    Gledian Llatja
2.Belsh       Arif Tafani
3.Cërrik       Andi Salla
4.Gramsh    Klodian Taçe
5.Librazhd   Kastriot Gurra
6.Peqin        ? (Nuk eshte vendosur)
7.Përrenjas   Nuri Belba

FIER

1.Fier          Armando Subashi
2.Lushnjë    Fatos Tushe
3.Divjakë    Fredi Kokoneshi
4.Patos       Rajmonda Balilaj
5.Mallakastër Qerim Ismaili
6.Roskovec   Majlinda Bufi

GJIROKASTËR

1.Gjirokastër  Flamur Golemi
2.Tepelenë     Tërmet Peçi
3.Këlcyrë        Klemend Ndoni
4.Libohovë     Luiza Mandi?
5.Memaliaj    E papërcaktuar
6.Përmet         Alma Hoxha
7.Dropull        Dhimitër Tola

SHKODËR

1.Shkodër        Valdrin Pjetri
2.Fushë-Arrëz  Fran Tuçi
3.Malësi e Madhe Tonin Marinaj
4.Pukë                Gjon Gjoni
5.Vau i Dejës    Mark Babani

DURRËS

1.Durrës      Valbona Sako
2.Krujë         Artur Bushi
3.Shijak        Elton Arbana

LEZHË

1.Lezhë       Pjerin Ndreu
2.Kurbin      Majlinda Cara
3.Mirditë     Ndrec Deda

BERAT

1.Berat        Ervin Demo
2.Kuçovë     Sybi Shehu
3.Poliçan   Adriatik Zotkaj
4.Skrapar  Adriatik Mema
5.Ura Vajgurore Juliana  Memaj

TIRANË

1.Tiranë      Erjon Veliaj
2.Vorë        Agim Kajmaku
3.Kamëz     Rakip Suli
4.Kavajë     Redi Kraja
5.Rrogozhinë Haxhi Memolla

KORCË

1.Korçë       Sotiraq Filo
2.Devoll    E papërcaktuar
3.Kolonjë   Erjon Isai
4.Maliq      Gëzim Topçiu
5.Pogradec Ilir Xhakolli
6.Pustec    e papercaktuar

KUKËS

1.Has         E pacaktuar flitet per Liman Morina
2.Kukës       Safet Gjici
3.Tropojë    Rexhë Biberaj

DIBËR

1.Bulqizë    Lefter Alla
2.Dibër       Dionis Imeraj
3.Klos         llmi Hoxha
4.Mat          Agron Malaj

VLORË

1.Vlorë        Dritan Leli
2.Konispol   Shuaip Beqiri
3. Sarandë   Ardian Gurma
4. Selenicë  Simbol Preza
5. Delvinë  Majlinda Qilimi
6. Himarë  Jorgo Goro
7. Finiq Kristo Kiço

Kryeministri Rama pasi doli nga kryesia deklaroi: "Nesër të gjithë të deleguarit sipas qarqeve do të jenë në qarkun përkatës për të shpallur kandidaturat e miratuara në prani të kandidatëve dhe grupeve drejtuese të fushatave elektorale dhe më pas nisim fushtën.  Kemi vendosur për të gjitha bashkitë. Janë disa detaje të fundit që janë çështje qarqesh. Të deleguarit kanë mandatet për ti përmbyllur të gjitha"


EMISIONET