Kanadezi Joshua Boyle, i liruar nga pengmarrja, pasi mbahej peng për 5 vite tarroristët talebanë, u arrestua në Kanada ditën e martë, pasi përballet me akuza të rënda si sulme fizike, seksuale, rrëmbim me forcë, burgosje dhe këcënime me vdekje ndaj disa personave. Joshua Boyle, gruaja e tij Caitlan Coleman dhe  3 fëmijët e tyre u ktheyn në Kanada tetorin e kaluar. Boyle deklaroi së gjatë pengamrrjes, njëri nga fëmijët e tij u vra ndësra gruaja e tij u përdhunua pasi u kapën nga terroristët talebanë gjatë një udhëtimi.  

Kanadezi Joshua Boyle, i cili para 3 muajsh u lirua nga pengmarrja 5-vjecare prej terroristëve talebanë, u arrestua në Otava të Kanadasë të martën, me akuza të rënda. Avokati i tij bëri të ditur se, 34 vjecari dyshohet nga policia për 15 akuza ku disa prej tyre përfshijnë sulme fizike dhe seksuale, burgosje dhe izolim me dhunë, si dhe kërcënime me vrasje.  

Autoritetet kanë urdhëruar që të mos jepen emrat dhe asnjë informacion mbi viktimat e dyshuara. Ndërkohë, avokati mbrojtës i Joshua Boyle deklaroi se klienti i tij nuk ka pasur kurrë probleme me ligjin dhe sipas tij ai është i pafajshëm ndaj të gjitha akuzave që janë ngritur ndaj tij.

34-vjeçari Boyle, bashkëshortja e tij Caitlan Coleman dhe tre fëmijët e tyre u liruan në muajin tetor nga pengmarrja në Pakistan. Familja ishte rrëmbyer nga talebanët terroristë gjatë një udhëtimi në Afganistan dhe mbahej peng për rreth 5 vite. Boyle deklaroi për mediat se fëmijët e tyre kanë lindur gjatë pengmarrjes, njëri fëmijë është vrarë nga terroristët, ndërsa gruaja e tij është përdhunuar disa herë. Ndërkohë, Pakistani deklaroi se forcat ushtarake vendase  shpëtuan familjen më 11 tetor të vitit të kaluar nga grupi terrorist “Haqqani” dhe se ata ishin dërguar përtej kufirit nga Afganistani. Autoritetet pakistaneze thanë se operacioni ishte finalizuar me sukses nga informacionet e dhëna nga inteligjenca e Shteteve të Bashkuara.

/Ora News.tv/