Kryeministri Edi Rama tha në studion e “360 Gradë” në Ora Neës se FBI erdhi në Shqipëri me këmbënguljen e tij.

Shefi i qeverisa tha se ka qenë ai që ka shkuar në Uashington për të firmosur marrëveshjen e memorandumit me FBI.

Pjesë nga debati

Rama: Unë po them që kishim një situatë me fenomenin e ulur këmba kryq ku Lazarati ishte shfaqja burtale. Sic tregojnë dokumentat të policisë së shtetit më parë ishte një fenomen i shtrirë në të gjithë territorin. Ne hapëm një luftë që zhvillohej paralelisht.

Zheji: Kur ndodhi kjo?

Rama: Në 2013 kur morëm detyrën. Janë proceduar me masa penale apo disiplinore më shumë se 1 mijë trupa të policisë të të gjitha niveleve. Në procesin e kësaj luftë ka pasur edhe korruptim në nivele të ndryshme të policisë së shtetit. Kanabisi si kultivim do të çrënjoset, por ne do të shkojmë pas grupeve kriminale dhe brenda atyre që në polici kanë tradhëtuar?

Zheji: E ke me fakte këtë? Ja vërteton dot ndërkombëtarëve? Drejtori Çako nuk ka përgjegjësi, ai nuk mund të japë dorëheqjen? Apo ti beson te Çako?

Rama: Së pari as 2, as 7, as 27 nuk e zhbëjnë punën dhe përpjekjet e arritur nga mijëra të tjerë. Së dyti ne e kemi deklaruar përpara sesa të dilte kjo çështje dhe të vendosej në rendin e ditës se do të bënim veting në polici. Ky projekt ka nisur kur ministër i Brendshëm është vendosur Xhafaj. Ambicja jonë nuk kufizohet për atë që kemi bërë. Ambicja ime është që në 8 vjet te kemi një polici shteti që renditet ne mesataren e mirë Europiane. Kurrë nuk kam thënë që cka kemi bërë mjafton dhe kënaq. Poligrafi është pjesë e procesit te vettingut në Policinë e Shtetit. Kam qenë unë që kam qenë në Uashington për të firmosur marrëveshjen e memorandumit me FBI. Unë kam kërkuar këtë gjë sa herë më është dhënë mundësia. Sot FBI është prezente falë kësaj këmbëngulje. Jam unë që po punoj bashkë me të tjerë për të sjellë forca të reja

 

/Ora News.tv/