Kamza shkarkon trajnerin Klodian Duro

Klubi i futbollit të Kamzës ka shkarkuar nga detyra trajnerin Klodian Duro. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi në një postim në faqen zyrtare të Facebook-ut.

Sipas drejtuesve të klubit ky vendim u mor pas rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit. 

Statusi në Facebook

Klubi ben te ditur mbylljen e bashkepunimit me trajnerin Klodian Duro. Duke e falenderuar trajnerin per kontributin e tij te palodhur, perkushtimin dhe gjithçka dha per skuadren tone, bejme te ditur se rruget tona ndahen ketu. Mungesat e rezultateve na detyrojne te bejme nje zgjidhje tjeter ne kete moment. Trajnerit Klodian Duro, i urojme suksese ne karrieren e tij ne vazhdimesi dhe e konsiderojme gjithnje pjese te familjes sone.

FK Kamza


EMISIONET