Një kamion që transportonte  32,000 litra xhin është përfshirë në një aksident, duke bërë që ngarkesa e tij të derdhej në autostradë.

Autostrada  M6 në Cheshire u mbyll pas përplasjes së dy kamionëve pasditen e së mërkurës por tani është hapur.

Ekipet e urgjencës shkuan menjëherë në vendngjarje dhe punuan gjatë gjithë natës për të parandaluar që xhini i derdhur të merrte flakë.

Përplasja shkaktoi vonesa të gjatë por për fat të mirë nuk kishte asnjë të lënduar.

Shumë shoferë ngelën të bllokuar në autostradë për 4 orë pas aksidentit.

Shërbimi zjarrfikës punoi për ndalimin e rrjedhjes nga një prej cisternave që mbante xhin të koncentruar, në mënyrë që të mund të pompohej në një cisternë zëvendësuese.

Gjithashtu u punua për pastrimin e rrugës nga lëngu i ndezshëm që mund të merrte flakë.

Një kordon 300 metra ishte vendosur "si masë paraprake".



/Ora News.tv/