"Të pasmet e mia kushtuan 12 mijë paund, por i urrej"

Inge Van Lotrigen është redaktore e revistave të bukurisë që pranon se nuk e pëlqen trupin e saj, edhe pse ka shpenzuar rreth 12 mijë paund për të bërë shtatë trajtime.

“Ndihem keq për kofshët e mia. E di që është gjëja e gabuar që them në këtë moshë pasi duhet të jem pozitive dhe të pëlqej celulitin tim. Isha 17 vjece kur fillova të kem yndyrë në të pasmet e mia dhe gropa në pjesën e poshtme, që për mua kanë qenë tepër të shëmtuara për një kohë të gjatë. Me gjithë njohuritë e mia, kam përdorur pothuajse cdo gjë në treg. Tani që jam 48 vjece kam kuptuar që ndryshimet transformuese nuk ndodhin”, tha ajo.

Inge ka kaluar 20 vite të jetës duke bërë ushtrime nga më të ndryshmet që të mbajë trupin në formë, por ende nuk ka arritur atë që dëshiron. Ndër vite provoi edhe trajtime të ndryshme me pajisje teknologjike për të hequr celulitin, por përsëri e urren trupin e saj.

Këto janë të gjitha shpenzimet që bëri:

Enfospheres – 1.200 paund

Straëberry Laser – 600 paund

Liposonix – 2.000 paund

Radiofrequency - 2.000 paund

CoolSculpting – 4.000 paund

Mesotherapy – 2.000 paund

EMISIONET