Kalon limitin e shpejtësisë për të çuar gruan në spital, gjobitet me 2.500 dollarë

Një burrë është gjobitur se kaloi limitin duke i dhënë makinës me 160 km/h që të dërgojë gruan që kishte dhimbjet e shtatzanisë në spital.

Louis Baker i dërgoi një letër policisë “West Mercia” duke i shpjeguar situatën për jetë a vdekje. Por 30-vjecari mori vendimin se duhet të paraqitej në gjykatë për të folur rreth gjobës prej 2.500 dollarë.

Çifti nxitoi për në spital pasi fëmija i tyre i parë erdhi në jetë vetëm 11 minuta pas dhimbjeve të lindjes.

“Unë kam 10 vite që nuk kaloi limitin e shpejtësisë dhe nuk kam bërë asnjë aksident automobilist në gjithë jetën time”, tha ai për Metro.

Pavarësisht faktit se ishte rast urgjent, një zëdhënës i policisë tregoi se cështja po gjykohet nga Gjykata e Lartë.

EMISIONET