Kalldrëmi në Vuno për rreth 500 m, problem për automjetet

Kalldrëmi në Vuno për rreth 500 m, problem për automjetet

500 metra rrugë e shtruar me kalldrëm është kthyer në problematikë për qytetarët.

Në fshatin Vuno të Himarës, plani i rikonstruksionit total të Vunoit, që ka prekur jo vetëm banesat por edhe infrastrukturën, shihet me shqetësim nga udhëtarët, të cilët e konsiderojnë të papërshtatshme për qarkullimin rrugor dhe automjetet ndarjen e menjëherëshme të rrugës me asfalt dhe kalimin në kalldrëm.

Qytetari: Rruga po e dëmton makinën. Ka edhe ajo amortizimin e vet. Pengon edhe përse e kanë bërë nuk e di. 

Qytetari: Për makinat nuk është e mirë. Jep tronditje shumë.

Qytetari: Kësaj i mungon rruga dytësore e fshatit dhe kaq. Që të mos lejohen që të futen mjetet e rënda mes fshatit, epse është fshat muze, i vjetër.

Për turistët e huaj, kjo rrugë shihet si e rrezikshme.

Turisti: Është pa e rrezikshjme mendoj kur je në timon sepse është me gunga dhe ti humbet vëmendjen. Pastaj të vijnë makinat e tjera përballë. Mendoj se do ishte më mirë një rrugë e sheshtë.
Të paktën kështu është në Suedi dhe nga vij unë. Megjithatë kjo rrugë është pak dhe sharmi i fshatit. Kështu që i shoh të dyja anët mirë dhe keq.

Qytetarët thonë se rruga në shumicën e rasteve rëndon trafikun dhe krijon probleme në qarkullimin rrugor.

EMISIONET