Kalimtari i plagosur tregon si nisi "Far West-i" në Lungomaren e Vlorës

Kalimtari i plagosur tregon si nisi "Far West-i" në Lungomaren e

Një kalimtar mbeti i plagosur pas një atentati të ndodhur në Vlorë, në zonën e Lungomares. Mësohet se i plagosur mbeti shtetasi Dajko Canodemaj,i cili ndodhej rastësisht në vendngjarje dhe nuk kishte lidhje me atentatin.

Ngjarja u rregjistrua rreth orës 11:00, (10 maj)  në zonën e Lungomares në Ujë të Ftohtë të Vlorës. Fillimisht gjithçka ka nisur mes dy automjeteve, ndërsa persona brenda tyre shkëmbyen breshëri armësh.

Dajko Canodemaj, është transportuar me shpejtësi drejt spitalit rajonal të Vlores pasi ka marrë një plumb në këmbë.

Ai ka rrefyer cfare pa ne ato momente: "Pamë një fuoristradë të vinte lart. Qëlloheshin nga të dy krahët dhe nga fuoristrada edhe ata që po vinin në këmbë qëllonin me armë. Të gjithë u futëm brenda. Dhe në atë moment pashë gjakun nga këmbët. Aty pashë që kisha marrë plumb" dëshmoi i plagosuri."


EMISIONET