Kalifornia, moratorium për dënimin me vdekje

Kalifornia, moratorium për dënimin me vdekje

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv duke vendosur një moratorium mbi ekzekutimet. Ky është një hap i rëndësishëm në ngadalësimin mbarëkombëtar të përdorimit të dënimit me vdekje.

Kalifornia ka 737 të burgosur, të dënuar me vdekje, më shumë se çdo shtet tjetër.

Mediat e SHBA njoftojnë se Guvernatori ka në plan të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv, duke përshkruar dënimin me vdekje si "në kundërshtim me vlerat tona bazë".

Kalifornia nuk ka kryer asnjë ekzekutime që nga viti 2006.

Por pavarësisht këtij moratoriumi, asnjë i burgosur i dënuar me vdekje muk do të lirohet.

Guvernatori aktualisht nuk ka fuqinë për të shfuqizuar legjislacionin e shtetit për ndëshkimin me vdekje të vendosur në vitin 1978. Shfuqizimi do të kërkonte një votim popullor në favor të ndryshimit. Mundësia tjetër për një votim të tillë do të ishte në zgjedhjet 2020.

Më shumë se 900 persona janë dënuar me vdekje në Kaliforni që nga viti 1978, por vetëm 13 janë ekzekutuar.

Ndërkohë autoritetet thonë se 79 të dënuar kanë vdekur nga shkaqe natyrale dhe 26 të tjerë kanë kryer vetëvrasje.

EMISIONET