Los Angelos, 13 fëmijë gjenden të lidhur me zinxhirë, arrestohen dy prindër

Los Angelos, 13 fëmijë gjenden të lidhur me zinxhirë,

Dy prindër janë arrestuar në Kaliforni, pasi policia ka gjetur 13 persona që dyshohet se janë mbajtur robër në shtëpinë e tyre.

David Allen Turpin, 57 vjeç, dhe Louise Anna Turpin, 49 vjeçe,akuzohen  për torturë dhe rrezikim të fëmijëve.

Trembëdhjetë njerëzit – të moshës midis dy dhe 29 vjeç  janë gjetur në një shtëpi në Perris, 95 kilometra në juglindje të Los Anxhelos, tha policia.

Të gjithë ata besohet se janë vëllezër dhe motra.

Zyrtarët janë alarmuar nga njëra prej viktimave, e cila ka arritur të ikë dhe të telefonojë numrin e urgjencës “nga një telefon që ka gjetur brenda shtëpisë”, tha policia.

Oficerët e policisë thanë më pas se “kanë gjetur disa fëmijë të lidhur në shtretërit e tyre me zinxhirë, në një miedis të errët dhe me erë të keqe”.

Prindërit nuk kanë qenë në gjendje të japin menjëherë arsye logjike përse fëmijët e tyre janë mbajtur në atë mënyrë, tha policia.

EMISIONET