Kafshon policen pasi ishte e dehur, i shijon gjaku i saj

Kafshon policen pasi ishte e dehur, i shijon gjaku i saj

Një grua që konsumoi dy shishe vodka dhe i nguli dhëmbët fytyrës së një policeje, është burgosur për një vit nga gjykata e Swansea Crown.

Një grua e tërbuar, kafshoi një police gjatë një sulmi, stil-vampir, dhe i tha asaj: "Mmmmm, mund të shijoj gjakun tënd."

Icealyn McLennon, 24vjeç,  nguli dhëmbët në fytyrën e një policeje në detyrë gjatë një sulmi natën vonë.

McLennon u pa të godasë mbulesën e një makine, para se të dëmtonte shtëpitë aty afër me një çekiç dhe një tullë.

Por ajo u ndalua nga policja e guximshme e cila iu prezantua dhe u përpoq ta qetësonte.

Trupi gjykues në Swansea Crown dëgjoi se McLennon ka reaguar 'si kafshë' pasi policja i hoqi nga duart çekiçin.

Ajo u lëshua mbi policen dhe e kafshoi në fytyrë duke i thënë më pas: "Mmmm, mund të shijoj gjakun tënd."

Policja vuajti dëmtimet në fytyrën e saj dhe tek gjuri, si dhe humbje të flokëve si shkak i sulmit.

Ajo ende ecën me paterica dhe pret takimin e radhës në spital.

McLennon i pranoi akuzat.

Ajo kishte pirë dy shishe vodka atë ditë dhe po kërkonte ndihmë profesionaale.

Gjykatësi Paul Thomas QC, e burgosi atë për 12 muaj dhe i tha: "Sjellja jote ishte e papëlqyeshme dhe e dhunshme në ekstrem."

EMISIONET