Kafshët vuajnë nga sëmundja e lëkurës, nuk ka veterinerë për t'i mjekuar

Disa kafshë në kopshtin zoologjik Victorian-era në Pakistan vuajnë nga një sëmundje që i dëmton lëkurën. Një luaneshë e bardhë është fotografuar duke parë një copë mishi, ndërkohë që trupi i është mbushur me pika të shumta.

Ajo vuan nga një sëmundje e lëkurës kërpudhore që është e shërueshme. Për fatin e keq, në kopshtin zoologjik nuk ka mjaftueshëm veterinerë për të trajtuar më shumë se 850 kafshë që qëndrojnë në kafazet e ndërtuara para një shekulli.

"Këtu kemi vetëm dy veterinerë dhe 3 ndihmës. Ata nuk janë aspak të mjaftueshëm", tha shefi i kopshtit zoologjik, Mansoor Ahmed Qazi.

Drejtuesit kanë kërkuar në këshillin e qytetit që të shtohen veterinerët për të ndihmuar kafshët që të jetojnë më mirë. Ndër të prekurit janë luanët, tigrat, elefantët, shimpanzetë, zogjtë dhe zvarranikët.

EMISIONET