Te nderuar miq,

Si sot 21 vite me pare, pak a shume ne kete kohe,  kam pire kafen e zakonshme me mikun tim Azem Hajdari, pa e ditur kurre  se do te ishte kafja e fundit qe pija me te. Natyrisht qe biseduam si  zakonisht per situaten teper te veshtire politike dhe ekonomike ne vend,  per ri-ngritjen e PD-se qe po behej cdo dite pas rebelimit komunist te  vitit 1997, si dhe per mitingun e dites se neserme qe do te zhvillohej  ne Fier. Pavaresisht situates se veshtire Azemi si natyre ishte optimist  dhe kishte shume besim dhe shprese se situaten do ta ndryshojme.

 Te lindur dhe rritur ne nje qytet (Bajram Curri - Tropoje), ndonese  ishte 4 vjet me i madhe se une, gjithmone kam pasur nje mardhenie shume  miqesore dhe korrekte me Azemin.

Azemi erdhi ne Universitetin e  Tiranes per te studiuar per filozofi, disa vite pas meje, por perseri  ishim ne te njejtin kampus universitar (korpusi qendror i sotshem), ku  studionin edhe studentet e degeve te folozofise, juridikut dhe  elektronikes. Po ashtu kemi qene edhe ne nje godine studentesh bashke,  godina nr. 19 ne Qytetin Studenti. Edhe fillimi i Levizjes Studentore te  8 Dhjetorit 1990 na gjeti bashke, sikurse edhe me shume studente dhe  studente nga gjithe Shqiperia. Azemi ishte lider i padiskutueshem dhe u  rrit shume si politikan. Ishte me vullnet te jashtezakonshem, kishte  raste qe e gdhinte duke lexuar. Ishte shume trim, besimtar, bamires, i  shoqerueshem dhe pershtatej me te gjitha grup moshat. Ishte dhe mbeti  rebel gjithe jeten e tij. Vrasja e tij e demtoi shume PD-ne dhe mungesa e  tij ndjehet edhe sot pas 21 vitesh, pasi me vetite dhe temperamentin qe  kishte ishte i vecante ne llojin e vet dhe i pazevendesieshem. AZEM ike  shume shpejt, na mungon te gjitheve, na ka marre shume malli per ty! U  prehsh i qete ne paqen e perjeteshme!

/Ora News.tv/