Shqipëria është prezantuar në Samitin e Liderëve Botëror të biznesit nga biznesmeni i njohur shqiptar Kadri Morina. Presidenti i Eurosig është ndëruar në këtë samit me çmimin “Sokrates” ndërsa ia kushtoi prezantimin e tij promovimit të Shqipërisë dhe potencialeve që ekzistojnë në vend për invetsime  dhe për biznes.

"Shumë biznesmenë, liderë të Europës dhe botës, nuk e dinin se ku ishte Shqipëria. Dhashë një informacion të qartë se kush është turizmi shqiptar, industria jonë, reformat që ka bërë qeveria shqiptare për të garantuar investimet e huaja"

Në samitin e këtij viti, fokusi ishte  u vu tek tendencat inovative në biznes dhe arsimim menazhimin, dhe rolet e përgjegjësitë e lidereve të biznesit në botën moderne .Në  Samitin e Lidereve Botëror të biznesit që po mbahet në Oksford të Britanisë së Madhe, merrnin pjesë elita e biznesit dhe përfaqëues nga bota akademike nga 55 vende të botës.

/Ora News.tv/