Kadastra nis punen: Sfidë regjistrimi i tokave bujqësore

Kadastra nis punen: Sfidë regjistrimi i tokave bujqësore

Regjistrimi i pronave në fshat duket se do jetë sfida e parë e institucionit të ri të Kadastrës.Zëvendëskryeministri,Erjon Braçe, gjatë prezantimit të Drejtorit të ri theksoi se për të çuar para procesin është e rëndësishme që bashkitë të luajnë rolin që i takon. Ndërkohë, Artan Lame, theksoi se në fokus tashmë do jetë përmirësimi i hartografisë.

Regjistrimi i tokave bujqësore mbetet një problem mjaft i prekshëm në Shqipëri. Gjatë prezantimit të drejtorit të Agjensisë së Kadastrës zv.kryeministri Erjon Braçe theksoi se sfida do të jetë regjistrimi i pronave që janë ende me akt të marrje në përdorim me vendim të Komisioneve të Ndarjes së Tokave.

Erjon Braçe: "Kemi 220 mijë familje fshatare me aktin e marjes së tokës në përdorim të paregjistruar dhe kjo është sfida më e madhe që ka kadastra shqiptare. Kemi 20 mijë familje që nuk janë pajisur me aktin e marrjes së tokës"

Braçe kërkoi bashkëpunim të institucioneve për regjistrimin e tokave bujqësore .

Erjon Braçe: "Janë bashkitë që duhet të shtyjnë procesin përpara,të jenë të interesura që ky proces të mbyllet sa më parë të jetë e mundur."

Drejtori i Agjensisë së Kadastrës premtoi se në vëmendje të veçantë tashmë do të jetë përmirësimi i hartografisë

"Reforma do të jetë në tre drejtime. . Do të jetë thelbësore në sistemin e shërbimit dhe të burimeve njerëzore.

Krijimi i Agjensisë së Kadastrës synon që të ulë burokracitë e qytetarëve për zgjidhjen e problematikave me pronësinë

EMISIONET