Sportelete e Agjencisë së Kadastrës do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavës.

Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës shprehet se kjo masë është tu ardhur në ndihmë emigrantëve që vijnë me pushime.

Kësaj kategorie i është dhënë prioritet në lidhje me procedurat që duhet të kryejnë, ndërkohë që kanë mundësi që kundrejt pagesës të marrin edhe shërbimin  “Fast Track” brenda 24 orëve.

Liridon Pula: Për shkak të ardhjes së emigrantëve që në periudhën korrik-gusht rikthehen në vendlindje sipas një urdhri të drejtorit të përgjithshëm po merremi me prioritet me praktikat e vetëdeklarimeve të 2005-2006, praktikat më të vjetra të vetëdeklaruara.

Risi në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës sipas Pulës, është përpunimi në rrugë elektronike i certifikatave të pronësisë, që eleminon përfundimisht abuzimet.

Liridon Pula: Nuk ka më certifikata për qytetarët që merren me shkrim dore. Prej 2 muajsh e gjysmë çdo aplikim që bëhet kalon në përpunim komjuterik.

Shkrirja e tre institucioneve Hipotekës, ALUIZNI-t dhe Agjencisë së Trajtimit të Pronave në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës ka rezultuar efikase dhe ka çuar përpara centralizimin e problematikave të pronësive.

Shërbimet e ofruara më herët nga këto 3 institucione tashmë janë centralizuar dhe të gjitha problemet me pronën do të kalojnë përmes një administrate të vetme.


/Ora News.tv/