Kadare, në listën e finalistëve për çmimin ndërkombëtar letrar Neustadt për vitin 2020

Kadare, në listën e finalistëve për çmimin

Nëntë shkrimtarë të shquar nga e gjithë bota janë zgjedhur si finalistë të Çmimit Ndërkombëtar Letrar Neustadt për vitin 2020.

Çmimi, i cili ka një vlerë prej $50,000 është cilësuar si “American Nobel,” dhe akordohet nga World Literature Today, e cila është revista e Universitetit të Oklahamas për letërsinë dhe kulturën ndërkombëtare.

Të nominuarit janë:

Romancieri dhe eseisti shqiptar Ismail Kadare ("Broken April," "The General of the Dead Army")

Romancieri francez Emmanuel Carrère ("The Adversary," "Class Trip")

Poeti amerikan Jorie Graham, ("Fast," "The Dream of the Unified Field")

Romancierja dhe dramaturgia filipinase Jessica Hagedorn ("Dogeaters," "Mango Tango")

Romancieri guatemalas Eduardo Halfón ("Mourning," "La pirueta")

Romancieri palestinian Sahar Khalifeh ("Wild Thorns," "Of Noble Origins")

Poeti maroken Abdellatif Laâbi ("Beyond the Barbed Wire," "The World's Embrace: Selected Poems")

Poet dhe romancieri kanadez Lee Maracle ("Celia’s Song," "Ravensong")

Poeti vietnamezo/amerikani Hoa Nguyen ("Red Juice," "As Long as Trees Last")

Juria prej nëntë vetash, të gjithë shkrimtarë, do të takohen për të zgjedhur fituesin në festivalin “2019 Neustadt Lit Fest”, i programuar për 15-17 nëntor, organizuar nga revista World Literature Today dhe University of Oklahoma. Fituesi do të shpallet më 16 tetor.

“Është emocionuese të kemi një grup kaq të vlerësuar shkrimtarësh që konkurrojnë për Çmimin Neustadt”, thotë Robert Con Davis-Undiano, drejtori ekzekutiv i revistës letrare World Literature Today, i cili është edhe sponsori i këtij çmimi. “Letërsia është një zë i fuqishëm që na mëson për botën përtej vetes sonë. Ky grup vërtet ndërkombëtar finalistësh na tregon edhe një herë, se letërsia e shkëlqyer nuk njeh kufij”.

Çmimi Neustadt është i pari çmim ndërkombëtar për letërsinë i kësaj kategorie, që e ka origjinën në Shtetet e Bashkuara, dhe është një nga të paktët çmime ndërkombëtare, për të cilat kanë të drejtë të konkurrojnë njëkohësisht poetë, romancierë, skenaristë dhe dramaturgë.

Që prej vitit 2003, duke u alternuar me Çmimin NSK, ky çmim i është dhënë çdo dy vite një shkrimtari të gjallë, si vlerësim për një vepër të rëndësishme. Fitues të kaluar janë edhe laureatët e Çmimit Nobel, si Czesław Miłosz, Gabriel García Márquez dhe Tomas Tranströmer. Fituesi i Çmimit Neustadt për vitin 2018, ishte shkrimtari amerikan me origjinë nga Haiti, Edwidge Danticat.

Fituesi i Neustadt Prize shpërblehet me $50,000, një pupël shqiponje prej argjendi, certifikatën e çmimit dhe një festival në nder të tyre. Një financim bujar nga familja Neustadt mbështet çmimin.


EMISIONET