Ka 200 milionë paund në dispozicion, Guardiola piketon këto dy super lojtarë

Ka 200 milionë paund në dispozicion, Guardiola piketon këto dy

Manchester City po mendon që tani se si të forcohet për sezonin e ardhshëm pavarësisht se është shumë pranë fitimit të titullit kampion në Angli.

Sipas “Sky Sport", Pep Guardiolës i janë vënë në dispozicion 200 milionë paund për merkaton e verës. Trajneri katalanas ka dy objektiva në kokën e tij.

Objektivi i parë është një ish-lojtar i tij: Thiago Acántara. Mesfushori 27-vjeçar, i cili tashmë ka shkëlqyer te Barcelona dhe Bayern Munich, do të ishte një “frymë ajri e freskët” për Fernandinho, Yaya Toure, David Silva… Të gjithë këta të fundit janë më të vjetër se 30 vjeç.

I dyti dhe më ambiciozi është Kylian Mbappé. Sulmuesi, i huazuar këtë vit nga Monako te PSG, me parizienët që duhet të paguajnë këtë verë më shumë se 180 milionë euro, mund të mos vijojë dot në “Parc des Princes”, në rastin e hulumtimit të UEFA-s, e cila do të skanojë shpenzimet e parizienëve në 12 muajt e fundit dhe sa ato përputhen me “fair-play financiar”. Ky hetim mund ta detyrojë Nasser Al-Khelaifi që ta shesë yllin e tij të ri menjëherë pas marrjes së 100% të shërbimeve të tij.

Shumë thashetheme por të shohim në merkaton e verës se çfarë do të ndodhë...

EMISIONET