Juventusi ka më në fund një rival. Bardhezinjtë nuk kanë shkuar më shumë se një barazim në takimin e vlefshëm për javën e 9-të të Seria A, pasi janë ndalur nga Genova me rezultatin 1-1.

Golit të Cristiano Ronaldos, i cili ishte goli i 400 në karrierë në një kampionat, iu përgjigj mesfushori Daniel Bessa në minutën e 67-të, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund, pavarësisht tentativave të bardhezinjve për të marrë maksimumin.

Ky ishte barazimi i parë që bardhezinjtë marrin në këtë sezon, ndërkohë që deri në këtë pikë të sezonit ka provuar vetëm shijen e fitoreve. Me këtë pikë Juventus mban vendin e parë me 25 pikë, ndërkohë që Genova gjendet e 10-ta me 13 të tilla.



/Ora News.tv/