Juventusi është duke e monitoruar situatën e Didier Drogba te klubi kinez Shanghai Shenhua. E ardhmja e ikonës së Chelseat në Kinë është në dyshime pas problemeve në pronësinë e Shanghai Shenhua. Skuadra kineze është pronë e pasanikut Zhu Jun dhe pesë kompani në pronësi të shtetërore. Megjithatë, një konflikt rreth transferimit të aksioneve mes Juves dhe kompanive në pronësi të shtetit, i ka vënë në rrezik fondet e Shenua, që do të thotë se emrat e njohur mund të largohen së shpejti, përfshirë edhe Drogban dhe ish-shokun e tij te Chelsea, Nicolas Anelka.

/Ora News.tv/