Juventus, Ronaldo dhe Icardi? Gonzalo Higuain "i tërbon" të gjithë

Juventus, Ronaldo dhe Icardi? Gonzalo Higuain "i tërbon" të

Futbollisti më i ri i Milanit, Gonzalo Higuain ka folur për herë të parë si kuqezi. Në konferencën për shtyp, argjentinasi ka zbuluar skuadrat që dëshironin shërbimet e tij ndërkohë që nuk ka harruar të "thumbojë" drejtuesit e Juventusit për praninë e Cristiano Ronaldon.

"Respekti që  kam për Maurizio Sarrin nuk është e re, megjithatë, i vetmi person që më donte tek Chelsea ishte ai. Ndërsa krejt e kundërta ishte tek Milani. Këtu më donin të gjithë. Kjo është gjëja më e mirë për një lojtar, motivimi dhe besimi për t'ju sjellë këtu."-tha fillimisht Higuain.

30-vjeçari më pas insistoi se nuk u pendua që humbi mundësinë për të luajtur së bashku me Cristiano Ronaldo tek  Juve.

"Unë kam luajtur tashmë me Ronaldon, kështu që unë jam i lumtur për këtë sfidë të re".-thumboi bomberi argjentinas. 

Argjentinasi u pyet më në fund se kush do të shënonte më shumë gola në 2018-19 prej tij dhe Inter rivale Mauro Icardi

"Ju tashmë e dini përgjigjen!"- përfundoi bomberi 30 vjeçar.

Milani është skuadra e 5-të në karrierën e Higuain, e treta në Seria A.

EMISIONET