Juventus mbështet rivalin e përjetshëm për në FIGC

Juventus mbështet rivalin e përjetshëm për në FIGC

Rival në fushë po jo jashtë saj. Përballjet mes Juventusit dhe Interit është një ndër derbit më të zjarrtë të Seria A, por drejtuesit e dy ekipeve janë ato që mendojnë të shuajnë gjithmonë "zjarrin".

Këtë e ka bërë sëfundmi dhe presidenti i bardhezinjve, Andrea Agnelli që sipas  ish-drejtorit sportiv të FIGC-së, Antonello Valentini po mbështet denjësisht kandidaturën e ish-presidentit të Interit për të marrë kreun e Federatës Italiane të Futbollit.

Për më tepër, presidenti i Juventusit ka vendosur të takohej me Moratin të mërkurën pasdite, me qëllim që ta bindte Gaetano Micciche, për të shkuar emrin e tij në listën e kandidaturave më 22 tetor.

Momentalisht Moratti është i paangazhuar me çështjet futbollistike, prej dy vitesh, kohë që korespondon me shitjen e aksioneve të Interit te indoneziani, Erick Thohir.

EMISIONET