Juventus kthen yllin e Manchester United në Torino

Juventus kthen yllin e Manchester United në Torino

Matteo Darmian gjithnjë e më pranë Juventusit. Mbrojtësi italian do t'i nënshtrohet  nesër vizitave mjekësore për të kompletuar transferimin e tij nga Manchester United tek Juventusi.

Siç pretendon "Sportitalia"  bardhezijtë do të derdhin rreth 12 milionë euro në arkat e klubit anglez të Manchester United.

Ky do të jetë një rikthim në Torino, pasi më parë ka luajtur me Torino-n, dhe në vitin 2015 e shiti tek "djajtë e kuq" për 18 milion euro.

Darmian ka cilësi shumë të mira dhe është një lojtar shumë polivalent, pasi mund të përdoret nga Massimiliano Allegri-t në shumë pozicione, si në të majtë, në të djathtë dhe në qendër të mbrojtjes, ndërkohë që mund të përdoret dhe në mesfushë.

Këtë sezon ai luajti në 17-të takime me United ku dha dhe dy asiste.

EMISIONET