Nuk ka surpriza në derbin e Torinos me Juventus që ka mundur pastër Torinon, 2 me 0.

Një gol për çdo pjesë i ka mjaftuar bardhezijve për të mundur "komshijtë" dhe për të hedhur një hap të rëndësishëm në Kupën e Italisë. Ishte Daugllas Costa që shënoi në minutën e 15-të pas një goditje të bukur me të majtën, ndërsa kroati Mandzukiç duke përfituar nga një gabim në vendosje i mbrojtësve miq, mposhti për herë të dytë portierin e demave Milinkovic-Savic, duke  i vendosur "kapakun" fitores së djemve të Allegri-t.

Në gjysmëfinale Juventus do të takohet me Atalantën e Etrit Berisha.

/Ora News.tv/