Fiorentina ka merituar më shumë se një barazim pa gola ndaj Juventusit në ndeshjen e parë të javës së pestë të zhvilluar në Artemio Franchi. Juventusi e filloi takimin pa Vucinicin në lojë, një lojtar esencial i cili u inkuadrua vetëm në pjesën e dytë, ndërsa ndeshja ka mundur të përfundojë leht dhe me humbje të Bianconerëve. Pjesën e parë e dominoi në posedim dhe me raste shënimi Juventusi, në një lojë e cila ishte relativisht monotone e diktuar nga tifozeria e zjarrtë Viola, që ka rivalitet të madh me ata të Zonjës së Vjetër. Në pjesën e dytë Fiorentina motivohet më shumë dhe e sulmon Juventusin, përkundër ndryshimeve të bëra në lojë nga trajneri Carrera, i cili largoi Pirlon dhe humbi shumë në mesfushë. Fiorentina tentoi ta fitonte takimin e shtyrë nga tifozët, por nuk arriti ta bëjë këtë dhe ndeshja mbaroi me rezultat 0-0. Juventusi përkundër barazimit do të mbajë edhe këtë javë kreun tabelës me 13 pikë pas pesë ndeshjesh. Juve edhe pas 43 ndeshjeve vazhdon të jetë pa humbje në Serie A.

/Ora News.tv/