Fansat janë të shqetësuar për shëndetin e Juston Bieber. 

Ylli i pop është fotografuar në rrugët e Manhatan nga fansat e tij por nuk është ndjerë aspak mirë. Për një moment shihet se ndien dhimbje në gjoks dhe mban dorën në kraharor.

Për nje moment Justin qetësohet, por kur e përqafon një fanse për të realizuar një fotografi, fituesi i Grammy ndjen përsëri të njëjtën dhimbje dhe kjo vihet re nga mimika e tij.

Në vitin 2016, Bieber tha se nuk do bënte kurrë foto me fansat pasi këto lloj takimesh e bënin të ndihej i palumtur dhe të lodhur mendërisht deri në pikën e depresionit.

Por nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi gjendjen e Justin.

/Ora News.tv/