Justin Bieber lë muzikën, fton në ring aktorin e njohur

Justin Bieber lë muzikën, fton në ring aktorin e njohur

Muzika duket se ka kaluar në plan të dytë për Justin Bieber.

Këngëtari 25 vjeçar kërkon që të ketë një eksperiencë jashtë skenën, por jo jashtë qendrës së vëmedjes. Tekst-shkruajtësi ka pohuar se dëshiron që të ngjitet në një ring boksi, teksa ka sfiduar në një ndeshje të kategorisë MMA, aktorin Tom Cruise.

"Unë dua të sfidoj Tom Cruise në tetëkëndësh. Tom, nëse nuk e pranoni këtë sfidë, jemi i frikësuar dhe thjeshtë një dështak. Kush është i gatshëm për ta organizuar këtë ndeshje?"-ka shkruar 25 vjeçari, i cili i ka bërë tagg edhe presidentit të UFC-së, Dana White.

Kërkesa ka ngjallur reagimin e yllit të MMA-së, Conor McGregor. Edhe pse jashtë ringut për shkak të një pezullimi nga UFC, irlandezi ka dalë garant për të organizuar një takim mes Bieber dhe Cruise.

Në rast se një duel i tillë do të realizohet, fitimet do të ishin marramendëse, çka e kthente atë duel në një makineri të vërtetë parash.



EMISIONET