Justin Bieber i martuar?

Justin Bieber ka bërë një shaka të këndshme me paparacët ndërsa po bënte një shëtitje romantike me Hailey Baldwin në New York.

Këngëtari i famshëm ka vendosur një unazë në gishtin e majtë për të treguar se është martuar me të dashurën  e tij.

Ai vendosi të luante me fotografët pasi mediat rozë raportuan se Justin ishte martuar fshehurazi.

Por burime thonë se Justin dhe Hailey nuk kanë plane të menjëhershme për të shkëmbyer premtime, por duan të shijojnë lidhjen.

Këngëtari dhe modelja konfirmuan se ishin kthyer së bashku pasi u fotografuan duke u puthur me pasion në Big Apple në fundjavë.

EMISIONET