Justin Bieber i dëshpëruar për të vërtetuar se është i dashuri i duhur për Selena Gomez

Justin Bieber i dëshpëruar për të vërtetuar se

Ata u rilidhën në muajin tetor. Dhe thuhet se Justin Bieber dëshiron të dëshmojë për Selena Gomez dhe familjen e saj, që nuk e aprovon lidhjen e tyre, se tani është një i dashur më i mirë. 

Këngëtari  arriti që të rindezë romancën me 25-vjeçaren, pasi marrëdhënia e tyre 5-vjeçare përfundoi në vitin 2015. Pas ndarjes nga The Weeknd, Selena vendosi që ti japë një mundësi tjetër Justin dhe ky i fundit tani dëshiron ti tregojë se ka ndryshuar mënyrën e tij të të sjellurit.

Një burim tha për rezistën People: “Justin dhe Selena shpenzojnë shumë kohë së bashku, por lidhja e tyre nuk është aty ku duhet. Ata marrin pjesë në shërbimet e kishës së bashku, dalin për darkë. Jusin po mundohet ti vërtetojë se është një i dashur më i mirë.”

Por çifti nuk do ti kalojë bashkë sezonin e festave pasi familja e Selenës pasi famija e saj kërkon të jetë sa më shumë e kujdeshme.

“Selena po kalon Krishtlindjen me familjen e saj. Deri tani, Justin nuk është i ftuar.”

EMISIONET