Justin Bieber dhe Ed Sheeran sjellin hitin e rradhës

Justin Bieber dhe Ed Sheeran po bashkëpunojnë për të sjellë një këngë të re së bashku.

Dyshja e famshme njoftoi bashkëpunimin në mediat sociale.

"I don't care" do publikohet të premten dhe kënga mezi po pritet nga fansat.

Në një video Ed Sheeran i tregon fansave pak sekonda nga kënga.

Gjithashtu publikoi edhe një pjesë të teksit të këngës në Instagram.

Ed dhe Justin sollën hitin e tyre të parë së bashku "Love Yourself", në vitin 2015.

Lajmet për bashkëpunimin vijnë pasi Bieber u shfaq në performancën e Ariana Grande në Coachella muajin e kaluar dhe la të nënkuptohet se do sjellë muzikë të re.

"Një album do vijë së shpejti,"-i tha Justin fansave, pasi këndoi hitin 'Sorry' me Ariana Granden.


EMISIONET