Justin Bieber për Demi Lovato: Mendoja se kishte hequr dorë nga droga

Justin Bieber për Demi Lovato: Mendoja se kishte hequr dorë nga droga

Gjendja e këngëtares Demi Lovato e cila ka kaluar në mbidozë heroine ka shokuar të gjithë fansat dhe miqtë e saj, përfshirë yllin e popit, Justin Bieber.

Ai ishte në Beverly Hills kur një fotograf e pyeti nëse ka folur me Demin. Ai tha se nuk ka mundur të kontaktojë por po lutet për të dhe familjen e saj duke e quajtur këtë situatë të tmerrshme dhe të trishtueshme.

Lajmet për gjendjen e saj kanë habitur Justin, i cili mendonte se ajo i kishte dhënë fund varësisë ndaj drogës pas rehabilitimit dhe publikimit të këngës "Sober".

EMISIONET