Justin Bieber blen shtëpi 5 milionë dollarë për të jetuar me të fejuarën

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin sapo janë fejuar dhe kanë vendosur të ndërmarrin një hap tjetër.

Këngëtari ka blerë një rezidencë luksoze prej 5 milionë dollarësh në vendin e tij të lindjes Kanada për të jetuar me modelen.

Rezidenca ndodhen në ë Ontario në Liqenin Puslinch.

Pasuria e tyre 101 hektare ka pamjen panoramike të një fshati dhe shtapia ka 5 dhoma gjumi me banjo suite, një dhomë kinemaje, një pishinë, stallë me kuaj dhe pistë garash.

Duke pasur parasysh se shtëpia është në Kanada, ku dimir është i ashpër, ajo është e pajisur me dysheme të nxehta gjeotermale.

Gjithashtu rezidenca do të shërbejë si sfond i përsosur për martesën e tyre, duke pasur parasysh se çifti do një hapësirë që i lejon të bëjnë një dasmë private, mundësisht në Kanada.

EMISIONET