Këngëtari i njohur Justin Bieber ka filluar të marrë trajtime për depresionin. Burime për revistën “People” kanë treguar se problemet e shëndetit mendor nuk lidhen me martesën e tij me modelen Hailey.

Duke shpjeguar se ylli i popit ndihet i lodhur dhe i mërzitur gjithë kohës, burimi tha: “Ai ka qenë duke vuajtur me depresionin. Nuk ka të bëjë aspak me Hailey, ai është shumë i lumtur që është martuar me të. Është dicka tjetër që e shqetëson. Justin ka njerëz të mirë rreth vetes dhe po merr trajtime. Ai duket se ka vetëbesim dhe shumë shpejt do ndihet mirë.”

Të hënën, Justin u fotografua në Los Angeles duke ecur pranë pastorit të tij Carl Lentz. Duket se një lloj qetësie dhe paqeje, 24-vjeçari e gjen në kishë.

/Ora News.tv/